RRETH NESH
Checkinly është platforma e parë shqiptare për automatizimin e check-in të vizitorëve. E ndërtuar nga pronarë pronash, për pronarë pronash.
MISIONI YNË
Menaxhimi i qirave afatshkurtra në Shqipëri ishte - dhe vazhdon të jetë - punë manuale. Çdo rezervim do të thotë mesazhe, emaile, dokumente të mbledhura me WhatsApp, kode të dërguara me dorë. Pronarët po humbisnin 20–30 minuta për çdo vizitor.
Ne ndërtuam Checkinly-n sepse tregu shqiptar meritonte diçka të ndërtuar specifikisht për të - jo një produkt të huaj i përkthyer keq, por një platformë që kupton nevojat lokale: dokumentet e identitetit shqiptar, gjuhën shqipe, numrat shqiptarë të telefonit.
Sot, pronarët krijojnë një rezervim, dërgojnë një link të sigurt dhe sistemi bën gjithçka tjetër - mbledh të dhënat, dokumentet, dhe dërgon kodet e aksesit automatikisht. E gjithë kjo në më pak se 2 minuta.
VLERAT TONA
Çdo funksion ka një qëllim të qartë. Nëse diçka nuk i shërben pronarit ose vizitorit, nuk e fusim.
Tokena kriptografikë, enkriptim AES-256, proxy i autentikuar për dokumentet. Të dhënat e vizitorëve trajtohen me kujdesin që meritojnë.
Shqip si gjuhë kryesore, mbështetje për numrat shqiptarë të telefonit, çmime në EUR. Nuk është i përkthyer - është i ndërtuar nga zero për tregun lokal.
FILLONI TANI
Krijo llogarinë tënde dhe fillo periudhën e provës falas. Ekipi ynë do ta rishikojë llogarinë tuaj dhe do të caktojë planin tënd brenda 24 orëve.
EKIPI
Checkinly është produkt i DuaDev, studio shqiptare e zhvillimit të softwarerit me bazë në Tiranë. Krijojmë produkte dixhitale që zgjidhin probleme reale për bizneset shqiptare.